BallinaDrenica +Drenica SportSlovan Bratisllava dorëzohet para presionit serb, lojtarët serb s’luajnë kundër Feronikelit

Slovan Bratisllava dorëzohet para presionit serb, lojtarët serb s’luajnë kundër Feronikelit

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Feronikeli do të përballet ditën e nesërme me Slovan Bratislavën në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Europës.

Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës nga Slovan Bratislava që dy lojtarët serbë të skuadrës Dejan Drazic dhe Aleksandar Cavric të mos luajnë kundër Feronikelit.

Mësohet se këta 2 futbollistë kanë vendosur t’i binden këtij vendimi dhe nuk do të luajnë kundër kampionëve të Kosovë, transmeton Gazeta Sheshi.

Kjo ndodh sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe nuk duan që lojtarët e tyre të luajnë kundër një klubi kosovar.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi sllovak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare:

“Lojtarët Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic dhe trajneri Vladimir Radenkovic e respektuan vendimin e komitetit serb në lidhje me ndeshjet ndaj Feronikelit. SK Slovan respekton vendimin e lojtarëve dhe të trajnerit, kështu që, Cavric, Drazic dhe Radenkovic nuk do të përfshihen në dy ndeshjet ndaj Feronikelit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz