back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaBotëSllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Të ngjajshme

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë

15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë përfunduar...

Isak Neziri ndan 30 bursa dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa...

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC.

Ndryshimi ligjor, i cili u miratua me një votim në parlament, gjithashtu kufizon adoptimin vetëm për çiftet heteroseksuale të martuara dhe ndalon shtatzënitë surrogate.

Kritikët, përfshirë ”Amnesty International”, kanë paralajmëruar se ndryshimi do ta bënte jetën më të vështirë për personat LGBT, duke thënë se e afron sistemin ligjor të vendit me qeverinë joliberale të Hungarisë ose Rusinë e Putinit.

Mbështetja e amendamentit nga parlamenti erdhi si një surprizë për vëzhguesit, madje edhe kryeministri pranoi se mund të mos miratohej.

Qeveria e Ficos – një koalicion partish populiste, të majta dhe nacionaliste – kishte nevojë për të paktën 90 vota në Këshillin Kombëtar Sllovak me 150 vende për të ndryshuar kushtetutën, por realisht kontrollon vetëm 78 vende.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz