back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaTeknologjiSkype vjen me koncept të ri

Skype vjen me koncept të ri

Të ngjajshme

Corinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Raportet mes Memphis Depay dhe Corinthians kanë shënuar shumë...

Fshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e...
- Advertisement -

Gjiganti teknologjik Microsoft ka shpalosur konceptin e ri të aplikacionit të tij të komunikimit Skype, duke sjellë për përdoruesit risi në pamje dhe mundësi të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Microsoft, pronarit të Skype, përdoruesit mund t’i personalizojnë mesazhet e dërguara dhe thirrjet me pamje me ngjyra të ndryshme ose shkrime të zbukuruara.

Po ashtu, duke zgjedhur fotografitë dhe videot e tyre, përdoruesit mund të krijojnë çastet më të mira dhe t’i shpërndajnë me shokët dhe familjarët e tyre.

Risitë në aplikacion gjithashtu u mundësojnë përdoruesve të zhvillojnë biseda grupore, t’i dërgojnë njëri tjetrit lokacionin ku gjenden dhe video të YouTube.

Si një nga tiparet që ka spikatur në versionin e ri të Skype, është mundësia për të bërë thirrje në fusha të caktuara në internet. Në saje të këtij tipari, përdoruesit mund të rezervojnë bileta për ndeshje sportive, të marrin recetën e gjellës së preferuar ose të rezervojnë biletë aeroplani ose hoteli për pushimin e tyre.

Edhe në versionin me koncept të ri, Skype do ta ruajë tiparin e thirrjeve falas me zë dhe video në tërë botën përmes internetit, njëlloj sikurse në versionet paraprake.

Versioni i ri i Skype është përgatitur për përdoruesit e sistemit operativ Android, ndërsa përdoruesit e iOS do të mund ta zbresin versionin e ri brenda disa javëve. Ndërkaq, përdoruesit e Mac dhe Windows do të duhet të presin edhe disa muaj për t’i shfrytëzuar risitë e Skype.

Microsoft kishte blerë aplikacionin Skype në vitin 2011 për 8,5 miliardë dollarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz