back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaSkype sjell video thirrjet në grup falas edhe për televizorët inteligjent të...

Skype sjell video thirrjet në grup falas edhe për televizorët inteligjent të Samsung 

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...
Nëntë muaj pasi Skype bëri të ditur se do të ofronte video thirrjet në grup falas për Windows, Mac dhe Xbox One, kjo veçori duket të ketë mbërritur falas edhe në inteligjent të Samsung.
Skype ka qenë i disponueshëm në televizorët Samsung për disa kohë, por video thirrjet në grup kanë qenë të padisponueshme edhe për abonentët me pagesë. Me lançimin e Skype 4.0 ditën e premte, çdokush që ka një televizor inteligjent Samsung me një kamerë do të kenë akses tërësisht falas.
Video thirrjet ne grup në televizorët tanë mendohet të kenë një limit prej tre individësh, duke qenë se edhe postimi në blog i Skype e sugjeron këtë. Kjo nuk mund të mos ju duket e drejtë kur merrni në konsideratë faktin se versioni desktop lejon të komunikoni me 10 individë. Gjëja më interesante është disponueshmëria e thirrjeve në full HD 1080p, megjithëse jo të gjithë mund të disponojnë një kamerë apo ekran HD.
Arsyeja pse Microsoft po fillon të ofrojë video thirrjet në grup falas përmes Skype mund të jetë Google+ Hangouts ku ky i fundit e ofronte këtë shërbim kohë më parë. Skype kishte zbuluar më parë se do të ofronte falas këtë veçori në një numër të konsiderueshëm platformash, prandaj së shpejti presim që të mbërrijë edhe në smartfonët dhe tabletët tanë. (PCWorld Albanian)

 

- Advertisement -

Të Fundit