back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportSkuadra e re e Lenjanit është një super-befasi

Skuadra e re e Lenjanit është një super-befasi

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...
Mesfushori kosovar i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani është shumë pranë kthimit te skuadra e Nantes. Por për transferimin e kosovarit nga Rennesi te klubi ku ishte i huazuar edhe një vit më parë, duhet marrë miratimin e Sergio Conceiçao.

Ish-futbollisti i njohur portugez, i cili gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Lacios, tashmë është trajneri i klubit të Nantesit, që në këtë sezon ka shfaqur vështirësi të mëdha dhe gjendet  i përfshirë plotësisht në luftën për mbijetesë.

Lenjani është gati t’i japë një dorë për t’u ringritur si dhe për t’u rikthyer protagonist në karrierën në klub, pas injorimit të vazhdueshëm që i bëhet te Rennes, ku ai është plotësisht jashtë planeve të klubit.

Edhe presidenti i Nantës, Valdemar Kita, është dakord që futbollisti shqiptar të kthehet në këtë klub për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin e tij. Por fjalën e fundit do ta ketë trajneri.

Sipas mediave franceze, Conceiçao pëlqen profilin e lojtarit, i cili mund të luajë si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë. Por, ai nuk ka dhënë ende përgjigje nëse Kita duhet të fillojë negociatat mein Rennes për transferimin përfundimtar të mesfushorit të kombëtares apo jo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz