Skoci: Shoferi godet me makinë 7 persona, policia nis hetimet
dp

Lexo edheKatari: Uashingtoni dhe Teherani japin përgjigje pozitive ndaj përpjekjeve ndërmjetësuese

Shtatë persona janë dërguar në spital pasi një makinë është përplasur me një “grup këmbësorësh” në Glasgow, bën të ditur policia.
Policia e Skocisë njoftoi se përplasja në rrugën “Hyndland Road”, në pjesën perëndimore të qytetit, ka ndodhur të martën rreth orës 15:45, shkruajnë mediat britanik.
Në një deklaratë thuhet: “Shtatë persona janë dërguar në spital për trajtim dhe vlerësim mjekësor pas incidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është kontrolluar nga personeli mjekësor në vendngjarje”.
“Efektivët e policisë ndodhen ende në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për incidentin, i cili po trajtohet si një aksident rrugor”.

Lexo edheKatari: Uashingtoni dhe Teherani japin përgjigje pozitive ndaj përpjekjeve ndërmjetësuese
“Rruga ‘Hyndland Road’ mbetet e mbyllur dhe qytetarët këshillohen ta shmangin atë zonë”.
Shërbimi Skocez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SFRS) ka konfirmuar gjithashtu se është thirrur në vendin e ngjarjes