back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeSkenës politike në Kosovë i shtohet një parti e re

Skenës politike në Kosovë i shtohet një parti e re

Të ngjajshme

Ikën pas kërkesës për ndalim, në veturë u gjendet armë zjarri dhe drogë

Policia në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime kishte sinjalizuar...

Pas Rubinit, mbrojtja do të thërrasë dëshmitarin e radhës pas 10 minutash

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, James...

James Rubin nis deklarimin e tij në Hagë

Ish zv/ndihmë sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka...

Së shpejti skenës politike të Kosovës do t’i shtohet edhe një subjekt i ri politik. Kjo pasi 12 deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, tanimë kanë nisur përgatitjet që të formojnë një parti të re.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Indeksonline, Shqipe Pantina nga Grupi i Deputetëve të Pavarur.

“Tashmë kemi filluar përgatitjet dhe së shpejti do të dalim me subjektin e ri politik. Ajo çka ne kemi rënë dakord është që subjekti ynë do të jetë me objektiv socialdemokrat”, ka thënë Pantina.

Sipas saj, ditëve të ardhshme do të vendoset edhe për emrin e partisë më të re në vend.

“Emrin përfundimtar besoj se do ta vendosim në ditët në vijim kur të konsultohemi edhe me strukturat tona që janë duke u formuar nëpër komuna”, ka shtuar Pantina.
Kujtojmë se ish-anëtarët e VV-së tani në Kuvend kanë ulëset e veçanta dhe janë regjistruar si Grupi i Deputetëve të Pavarur.

Ky grup përbëhet nga kryetari Dardan Sejdiu dhe deputetët Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Salih Salihu, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz