Skënderbeu mbrëmjen e djeshme mori një fitore spektakolare 2-0 duke eliminuar në turin e dytë kazakët e Kairat Almaty.
Deri në këto momente “ujqërit” kanë përfituar nga UEFA plot 675 mijë euro për të mos llogaritur shumat nga të drejtat televizive, biletat apo reklamat.
Skënderbeu ka fituar 215 mijë euro për pjesëmarrjen në raundin e parë të Europa Leagues, por pasi u kualifikuan në turin e dytë korçaret morën edhe 225 mijë euro të tjera.
Mbrëmjen e djeshme kësaj shumë iu shtuan edhe 235 mijë euro të tjera pasi Skënderbeu arriti të kualifikohet për të turin e 3-të të Europa Leagues ku do të përballet me çekët e Mlada Boleslav.