back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSportSkënderbeu merr rezultat të madh në udhëtim (Video)

Skënderbeu merr rezultat të madh në udhëtim (Video)

Të ngjajshme

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP)...

Skënderbeu ka marr një rezultat të mirë në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Kairat Almaty e vlefshme për Ligën e Evropës, duke barazuar 1-1.

Skuadra shqiptare nga Korça ka zhvilluar një ndeshje të madhe në ndeshjet para-kualifikuese për grupet e Evropa Ligës, duke arritur një barazim të madh ndaj kazakëve të Almatyt.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të sulmuesit, Gerard Gohou, i cili shënoi në minutën e nëntë për 1-0 pas asistimit të Gafurzhan Suyumbayev.

Në vazhdimin e kësaj pjese, të dy skuadrat patën edhe raste tjera për gol, por pa arritur të tundin rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim me atë rezultat.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu arriti të bëhet më e gjallë dhe të ketë më shumë raste për gol.

Kjo lojë deli të jetë efikase, pasi në minutën e 72 ishte mesfushori Bacary Nimaga, i cili barazoi rezultatin në 1-1 pas asistimit të Liridon Latifit.

Ky gol doli të jetë vendimtar për Skënderbeun, pasi ndeshja përfundoi me barazim 1-1, rezultat ky shumë i mirë për skuadrën shqiptare për ndeshjen e kthimit.  /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz