back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeSkenderaj,Thaçi në kremtimin 90 vjetorit të shkollës fillore në Turiçevc

Skenderaj,Thaçi në kremtimin 90 vjetorit të shkollës fillore në Turiçevc

Të ngjajshme

Deputeti i LDK-së: LVV e ka bllokuar Kuvendin, ajo mund ta zhbllokojë

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, një ditë përpara seancës...

Fushë-Kosova liron hapësirat publike nga ndërtimet e paligjshme

Komuna e Fushë-Kosovës ka intensifikuar aksionin për lirimin e...

Rriten kontratat e gazit dhe çmimet e naftës

Kontratat e gazit të së ardhmes në Amsterdam u...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, personalitete të nivelit qendror dhe komunal, nxënës dhe mësimdhënës të shumtë morën pjesë sot në ceremoninë e shënimit të jubileut të themelimit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Abedin Rexha” në Turiqevc të Skenderajt, njofton kumtesa nga MASHT, transmeton Koha.net.

Thaçi dhe Bajrami, pasi uruan nxënësit dhe mësimdhënësit për shënimin e 90- të vjetorit të themelimit të shkollës, folën edhe për rëndësinë e këtij institucioni shkollor, në arsimimin dhe edukimin e brezave të tërë nga rajoni i Drenicës dhe më gjerë.

Thaçi, vlerësoi lartë kontributin e brezave të tërë të mësimdhënësve të kësaj shkolle, të cilët me urtësinë dhe frymën e kombëtarizimit edukuan dhe nxorën njerëz të rëndësishëm, të cilët i kontribuan jo vetëm këtij vendbanimi, por gjithë Republikës së Kosovës.

Bajrami theksoi se, kjo shkollë ka edukuar patriotë, të cilët dikur ishin bartës të proceseve të çlirimit dhe zhvillimit, ndërkaq sot udhëheqin Republikën e Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

Në shkollën fillore “Abedin Rexha” aktualisht mësimet i ndjekin mbi 800 nxënës, të cilët mësimet i zhvillojnë në objektin e ri shkollor, të përuruar ditë më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz