back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj vazhdon të jetë qytet i qetë

Skenderaj vazhdon të jetë qytet i qetë

Të ngjajshme

Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të martën që...

Messi ‘përshëndetet’ nga tigri në Indi

Lionel Messi vazhdoi edhe sot me turin e tij...

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë?

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush...

Ky konstatim u nxor në mbledhjen e radhës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan një sër çështjesh që lidhen me sigurinë e qytetarëve të Skenderajt.

Mbledhjen e radhës të KKSB-së e udhëhoqi Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ku u diskutua për: çështjet e sigurisë së përgjithshme, funksionimin e KLSP-ve dhe EVSB-ve, siguria në shkolla dhe përgatitjet për zgjedhjet nacionale.

Në hapje të takimit Nënkryetari Nura u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin e institucioneve lokale me institucionet e sigurisë, duke theksuar se ky bashkëpunim ka dhënë rezultate pozitive pasi situate e sigurisë në Skenderaj vazhdon të jetë e qetë.

Toger Basri Durmishi, komandant i stacionit të Poliocisë së Kosovës në Skenderaj tha se situata e sigurisë në Skenderaj është e qëtë dhe stabile. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe ka rënie të numrit të incidenteve në përgjithësi, duke lavdëruar bashkëpunimin që ka Policia e Kosovës me Komunën e Skenderajt në këtë aspekt.

KKSB në lidhje me funksionimin e Këshillave Lokal për Siguri Publike konstatoi se disa prej tyre janë shumë funksionale dhe po bëjnë aktivitete të rëndësishme. Ndërsa sa i përket Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, u kërkua aktivititet më i madh.

Sa i përket sigurisë në shkolla, KKSB konstatoi se situata e sigurisë në shkolla është shumë e mirë, pasi bashkëpunimi ndërinstitucional në këtë fushë ka qenë i shkëlqyeshëm. Duke trajtuar këtë temë Nënkryetari Nura i informoj anëtarët e KKSB-së për marrëveshjen që ka nënshkruar Komuna e Skenderajt me institucionin parashkollor të komunitetit serb në Bajë për integrim në sitemin arsimor të  Republikës së Kosovës. Ai i informoj pjesëmarrësit në takim me bashkëpunimin që ka pasur deri të nënshkrimi i marrëveshjes, duke u shprehur shumë i kënaqur me arritjen e saj.

KKSB ka diskuatuar edhe për përgatitjet që po bëjnë institucionet kompetente për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 11 qershor. Nëmkryetari Nura sqaroi se Komuna e Skenderaj i ka ofruar kushte të përshtatshme për punë KKZ-së, si dhe hapësirën e mjaftueshme në kuadër të institucioneve publike të Skenderajt.

Displaying IMG_5647.JPG

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz