Skenderaj, ura që e ndërtoi shteti e rrezikshme, banorët përdorin atë që e ndërtuan vetë 4 fish më lirë [video]
BILLI
![Featured image for Skenderaj, ura që e ndërtoi shteti e rrezikshme, banorët përdorin atë që e ndërtuan vetë 4 fish më lirë [video]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2017%2F01%2Fkoha.jpg&w=1920&q=75)
Lexo edhe121-vjeçarja nga Vushtrria tregon sekretin e jetëgjatësisë

Këtë urë e kishte ndërtuar një banor i fshatit me mjetet e tij, e që i kishte kushtuar rreth 3 mijë euro, raporton KTV.
Të paktën kështu tregojnë banorët e këtij fshati, që thonë se ishin të ngujuar për shumë vite gjatës stinës së dimrit.
Kjo urë doli të jetë më e fortë se ura e ndërtuar nga ana e komunës disa metra më poshtë, e që ka kushtuar afër 12 mijë euro.
E njëjta urë, nuk i ka mbijetuar ujit të rrëmbyeshëm. Është dëmtuar dhe banorët tani nuk po e shfrytëzojnë nga frika për të kaluar mbi të.
Kurse zyrtarë të opozitës në Skenderaj, kanë thënë se ky rast vë në pah neglizhencën dhe mos seriozitetin e punës së komunës dhe nivelin e korrupsionit.

Lexo edhe121-vjeçarja nga Vushtrria tregon sekretin e jetëgjatësisë
Zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci ka thënë përmes telefonit se kjo urë është ndërtuar me financim të Ministrisë së Bujqësisë.
Koci ka siguruar banorët e Kuçicës se ura e dëmtuar dhe rrugët e lagjeve do të rehabilitohen dhe ndërtohen vitin e ardhshëm.