BallinaRegjionaleSkenderaj: Të shtëna me armë zjarri në Makermal, arrestohen 4 persona

Skenderaj: Të shtëna me armë zjarri në Makermal, arrestohen 4 persona

Një ngjarje me elemente të veprës penale ‘vrasje në tentativë’ është iniciuar dhe proceduar në orët e mesditës. Rasti është raportuar në orën 12:30 të datës 27 prill 2016, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Makermal të Skenderajt.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar për të shtëna me armë dhe plagosje. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima M. M. 55 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në QKMF Drenas, ku më pas është transferuar për në QKUK.

Policia në vendngjarje si prova materiale ka konfiskuar dy armë, një pushkë automatike AK 47,dhe një pushkë gjuetie.

Nën autorizimin e prokurorit kompetent, hetimet i kanë nisur hetuesit rajonalë nga Njësia e Krimeve të Rënda.

Në bazë të të dhënave të para të siguruara nga ana e dëshmitarëve Policia ka identifikuar identitetin e katër personave të dyshuar, të cilët më vonë janë arrestuar: Z. Xh. 68 vjeçar, B. Xh. 82 vjeçar, M. Xh. 31 vjeçar dhe E. M. 30 vjeçar.

Nga hetimet e para, bazuar në deklaratat e siguruara nga viktima dhe të dyshuarit, dyshohet që veprës penale i ka paraprirë një zënkë e çastit në mes të dyshuarve dhe viktimës.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari B. Xh. është liruar për procedurë të rregullt.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes, sipas prokurorit kompetent, rasti po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘lëndim trupor’.

 

- Advertisement -