BallinaLajmeSkenderaj, shkolla e fshatit Vajnikë kremtoi ditën e saj (FOTO)

Skenderaj, shkolla e fshatit Vajnikë kremtoi ditën e saj (FOTO)

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Shkolla “Skënder Skënderi” e fshatit Vajnikë sot ka kremtuar ditën e shkollës me aktivitete përkujtimore, kulturore dhe artistike.

Në këtë kremte përveç nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve morën pjesë edhe përfaqsues të institucioneve lokale dhe qendrore.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura tha se Komuna e Skenderaj shpreh respektin për kontributin e dëshmorit Skënder Skënderi emrin e të cilit e mbanë shkolla e Vajnikut dhe për gjithë dëshmorët e tjerë të këtij fshati.

Ndërsa Halil Thaçi drejtori i shkollës “Skënder Skënderi” foli për jetë e dëshmorit dhe për sukseset dhe të arriturat e shkollës ndër dekada.

Nxënësit e shkollës para të pranishmëve shfaqën edhe një program të pasur artistik. Në emër të OVL të UÇK-së, dekoratë për dëshmorin Skënder Skënderi ka ndarë kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati.

Nënkryetari Nura me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të Skënder Skënderi dhe dëshmorëve tjerë të Vajnikut.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz