Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, revoltohen qytetarët kemi mbetur pa ujë qe 23 orë (FOTO)

Skenderaj, revoltohen qytetarët kemi mbetur pa ujë qe 23 orë (FOTO)

Të ngjajshme

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit...

TURP! Malisheva poshtërohet nga Vikingur

Malisheva është poshtëruar sonte, e ka poashtu e ka...

Mendimi për motin: Kryesisht me diell të premtën – Temperaturat në rritje përgjatë fundjavës, deri në 35C

Mendimi për motin – 17.07.2025 Vransirat fillojnë të shpërndahen paraditën...

Serish reduktime të ashpra për disa lagje të Skenderajt. Në temperatura -24 gradë kemi mbetur pa ujë për hiq me pak se 23 orë. Banorët e  “Lagjes 2” thanë për Drenica Press se mungesa e ujit na ka bërë të kemi një jetë ferri, duke mbetur në mëshirën e zyrtarëve të ujësjellësit në drejtorinë komunale, transmeton Drenica Press.

Përfaqësuesit e “Lagjes 2” thanë se kemi  reduktime të ujit sidomos rruga “Adem Shala” e cila vazhdimisht ka probleme me ujë të pijshëm që nga pas lufta e deri me tani.  Në këto dite dimri ku tempetaturat siberike -24 gradë sërish po na gjen me reduktime të ashpra.

Visar Geci banor i kësaj lagje tha për Drenica Press  se kishim shkuar me disa banor të kësaj lagjeje në drejtori komunale të kësaj kompanie për të diskutuar situatën dhe kishin marr disa premtime se do te ketë vetëm reduktime po jo ndërpreje totale të ujit.

Por si duket këto ishin vetëm premtime boshe, pasi vazhdojnë të njëjtat reduktime dhe nuk ka asnjë përmirësim të furnizimit me ujë edhe pse sipas një marrëveshje që kemi bërë me qytetar dhe drejtorisë komunale ishim dakorduar se reduktimet të fillonin prej orës 12 deri në 18 por ato vazhdonin jo deri 18 por edhe me shume thuaj se tere ditën

Visar Geci tha se ujë na është ndalur në ora 13 ditën e djeshme dhe nuk kemi pasur ujë deri në ora 12 ditën e sotme.

Banorët e “Lagjes 2” thanë se nëse nuk përmirësohet situata do të detyrohemi të shkojmë drejt protestave./drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit