Skenderaj: QKMF pranoi paisje medicinale donacion nga Gjermania
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me Zëvendësministrin e Shëndetësisë Mevludin Krasniqi kanë pranuar një donacion me 2000 njësi paisje medicinale nga Gjermania dedikuar QKMF-së në Skenderaj.
Më këtë rast Nënkryetari Nura ka falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për Komunën e Skenderajt. Ai në veçanti ka falenderuar Zëvendësministrin Krasniqi për përkrahjen në adresimin e nevojave shëndetsore dhe ngritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.
Ndërsa Mevludin Krasniqi ka shprehur përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë institucioneve shëndetësore në ngritjen e efikasitetit të shërbimeve shëndetësore.
Nënkryetari Nura dhe Krasniqi me këtë rast kanë vizituar edhe hapësirat e objektit të ri të QKMF-së, objekt që pritet të lëshohet në punë së shpejti.

Lexo edheSkenderaj, gjuhet me armë zjarri një shtëpi në fshatin Llaushë
















