BallinaRegjionaleSkenderaj, policia arreston një person që dyshohet se e vrau policin e...

Skenderaj, policia arreston një person që dyshohet se e vrau policin e Skenderajt, Valon Goxhuli

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për rastin e policit të vrarë Valon Goxhuli. Polici i Kosovës Valon Goxhuli ishte vrarë në pikë të ditës në afërsi të stacionit të autobusëve në Skenderaj më 29 shtator të vitit 2015.
Lajmin për arrestimin e një të dyshuari për vrasjen e ish policit të Kosovës e ka konfirmuar zyra për informim e policisë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Policia e Kosovës më 11 2016 ka arrestuar një person te dyshuar për rastin për të cilin ju po interesoheni, rasti tani është dërguar në prokurori”, thuhet në përgjigjen për KALLXO.com të dërguar nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Goxhuli një kohë ishte akuzuar nga prokuroria e Mitrovicës për vrasjen e Bekim Birinxhikut në nëntorin e vitit 2013. Pas një zënke që kishin pasur këta dy tashmë të ndjerë, Goxhuli për t’u mbrojtur nga Birinxhiku që e kishte goditur me një shufër metalike “pajser të gomave”. Polici Goxhuli atë kohë kishte nxjerrë revolen zyrtare të policisë dhe kishte qëlluar mbi viktimën.

Ndërsa Valon Goxhuli ishte vrarë në nëntor të 2013 në rrugën “Skenderbeu” të Skenderajt, katër muaj pasi u lirua nga akuza për vrasjen e Bekim Birinxhikut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz