back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, Nura sot priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Skenderaj, Nura sot priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Të ngjajshme

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

Ruben Amorim po kalon periudhën e tij më të...

Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit,...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë z. Laszlo Markusz.  Nura duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit  Laszlo  e ka njoftuar atë me Skenderajn dhe zhvillimet e përgjithshme në komunë si në aspektin historik, ekonomik dhe kulturor, tranmseton Drenica Press.

Ai e ka falenderuar ambasadorin për këtë vizitë, duke shprehur gatishmërinë e Komunës së Skenderajt për mundësinë e thithjes së investimeve nga shteti i Hungarisë në Skenderaj. Z. Nura e ka vënë theksin në mundësinë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe hapësirën që po krijon komuna për investime nga jashtë, si dhe në shkëmbimin e përvojave në këtë fushë të zhvillimit ekonomik. Nënkryetari Nura ka shprehur edhe falenderimin e tij për përkrahjen që shteti dhe populli i Hungarisë i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat, sidomos me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Laszlo Markusz ka shprehur falenderimin e tij për pritjen, si dhe ka theksuar qëndrimin pozitiv të shtetit të tij në raport me Kosovën. Ai ka thënë se Hyngaria ka ndarë fonde për infrastrukturën në Kosovë, duke premtuar interesimin e tij që një pjesë e fondeve të dedikohen për Skenderajn. Ambasadori Laszlo gjatë vizitës në Skenderaj është shoqëruar nga deputetja e Parlamentit të Kosovës Blerta Deliu Kodra dhe nga përfaqsues të Qeverisë së Hungarisë, të cilët po qëndrojnë për disa ditë në Kosovë. Mysafirët janë interesuar edhe për historinë e Skenderajt, veçanërisht për figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ata më këtë rast kanë vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz