Skenderaj, një lajm i mirë për banorët e Rezallës së Re (FOTO)
dp
Lexo edheDrenas, Xhavit Drenori, asambleisti i veçantë: pse kam zgjedhur të jem “gjerman” në politikë
Ka filluar ndërtimi i rrugës që lidh Rezallën e Re me rrugën magjistrale Skenderaj-Klinë. Nisja e punimeve në këtë rrugë i ka gëzuar banorët e këtueshëm, pasi deri më tani kanë lëvizur në një rrugë vështirë të kalueshme dhe ma baltë gjatë stinës së reshjeve, tranmeton Drenica Press.
Për të parë fillimin e punimeve, në Rezallë të Re sot ka qëndruar Nënkryetari Fadil Nura. Ai i ka siguruar banorët se rruga shpejt do të trajtohet për tu bërë lehtësisht e kalueshme. Nura siguroi po ashtu se punimet në këtë projekt do të kryhen me standarde të larta.
Ndërtimi i rrugës nga Komuna e Skenderajt në Rezallë të Re, është projekt më së i merituar për banorët e kësaj ane, pasi kontributi i tyre për liri gjatë luftës së UÇK-së ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Lexo edheDrenas, Xhavit Drenori, asambleisti i veçantë: pse kam zgjedhur të jem “gjerman” në politikë