Skenderaj, një lajm i mirë për banorët e qytetit

Banorët e lagjës 6 në Skenderajt janë duke u përballur me probleme me rrugën e tyre të paasfaltuar.
Portali Drenica Press ju sjellë fotot e kësaj rrugë për gjendjen e tanishme që gjindet, ku shpesh herë kjo rrugë nga të reshurat përmbytet.
Por si duket këtij problemi do t’i vie fundi, pasi zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Hajriz Koci në një prononcim për Drenica Press tha se kjo rrugë brenda 10 ditësh do të filloj të rregullohet.

Lexo edheKadri Veseli sot viziton Abrinë e Drenasit
Ai tha se “Rruga “Hoxha Kaqkini”, pra afēr ish tjegullores në lagjen 6 do të fillojnë punimet brenda 10 ditësh. Në kuadër të kësaj rruge do të ndërtohet edhe ura e re. Ky projekt është pjesë e projektit të zgjerimi të rrugës magjistrale Skenderaj-Drenas, që lidh këtë magjistrale me rrugë tjetër Skenderaj-Klinë”./drenicapress/














