back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkenderaj në Zi, vdes polici që i mbushi sytë me lotë të...

Skenderaj në Zi, vdes polici që i mbushi sytë me lotë të gjithëve (FOTO)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Pjestari i Policisë së Kosovës në stacionin e Skenderajt Tahir Çitaku nga fshati Qubrel i Skenderajt ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes nga një sulm në zemër, transmeton Drenica Press. Vdekja e Tahirit ka tronditur gjithë shoqërinë e tij që e kujtojnë si një polic të shkëlqyeshëm, një sportist të dalluar, një person i matur dhe i resptektuar nga të gjithë dhe një humorist briliant, transmeton Drenica Press.

Tahir Çitaku u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Qubrel të Skenderajt në ora 13:00 me 06. Nëntor 2016.

Me të marrë lajmin për vdekjen e Tahir Çitakut thuajse gjithë personalitet të policisë, të KF Drenicës, KV Drenicës e shumë sportist e politikan të Skenderajt kanë shprehur dhembjen e tyre për ndarjen nga jeta të Tahir Çitakut, duke ngushëlluar familjen Çitaku.

Tahir Çitaku njihej si një tifoz i flaktë i klubit futbollistik Drenica, dhe klubeve të tjera sportive të Skenderajt.

Poashtu stafi i portalit Drenica Press, shpreh ngushëllime familjes Çitaku./drenicapress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz