BallinaRegjionaleSkenderaj, në dy lokacione të ndryshme konfiskohen armë të tipit AK-47

Skenderaj, në dy lokacione të ndryshme konfiskohen armë të tipit AK-47

Të ngjajshme

Bournemouthi e ndalë Unitedin, kthehet dy herë nga humbja për të marrë një pikë

Bournemouthi u rikthye dy herë nga disavantazhi për të...

Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike përmes projekteve rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

“Shyqyr që je gjallë, po dridhem”, Rozana Radi flet për lajmet e rreme

Moderatorja dhe kengetarja Rozana Radi reagoi mbremjen e sotme...

Trump përjashton mundësinë e armëpushimit me Iranin: Ata janë të mbaruar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk pranon...

Leipzigu ia ‘gërrditë’ futbollin Hoffenheimit të kosovarëve

RB Leipzig kaloi rivalët për top 4 në Bundesliga...

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, me datën 02 dhe 03 mars 2017, në zonën e Skenderaj, kanë konfiskuar dy armë zjarri AK 47.

Me datën 02 mars 2017, rreth orës 14:45, pas marrjes se informatës, se në fshatin Polac, në vendin  e quajtur ‘’Mali i Kerollve’’ ka të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë arritur ta bëjnë identifikimin e vendit të ngjarjes, dhe ta ndalojnë veturën  e dyshuar, ku gjatë kontrollimit në veture ju është gjetur dhe konfiskuar  një armë e gjate AK-47, një karikator si dhe 6 gëzhoja si provë materiale nga i dyshuari G.S., 22 vjeçar.

Ndërsa  sot, me datën 03.04.2017, rreth orës 09:02, është pranuar një informatë se në fshatin Runik ka të shtëna me armë zjarri, dhe njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë  vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar të dyshuarin A.S.,63 vjeçar, i cili edhe ka pranuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në shenjë gëzimi, ku si provë materiale është konfiskuar një armë  e gjatë e tipit AK-47, një karikator, 35 fishek dhe një gëzhojë.

Për rastet e lartcekura janë arrestuar dy persona G.S., 22 vjeçar dhe A.S.,63 vjeçar, të cilët pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz