back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleSkenderaj, mërgimatrët bëmirës bëjnë më shtëpi këtë familje nga Abria (FOTO)

Skenderaj, mërgimatrët bëmirës bëjnë më shtëpi këtë familje nga Abria (FOTO)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Familja 7 anëtarëshe e Skender Asllanit nga Abria e Skenderajt shumë shpejt do të bëhet me shtëpi të re falë ndihmës së bashkatdhetarëve vëllezërve Gashi nga Tërnaci i Skenderajt që punojnë në Gjermani si pronarë të kompanisë Gashi Armierungsbau.

Në vënien e gurthemelit kanë marrë pjesë donatorët humanitarë, deputeti i Parlamentit të Kosovë Bekim Haxhiu drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Skenderajt Enver Gashi, këshilltari komunal Latif Smakiqi, si dhe anëtarë të familjes përfituese.

Drejtori i Enver Gashi në emër të Komunës së Skenderajt i ka falenderuar bashkatdhetarët vëllezërit Gashi që po nisin shtëpinë për familjen nevojtare Asllani.

Faleminderime për bashkatdhetarët ka shprehur edhe deputeti Bekim Haxhiu si inicues për ndihmë familjes Asllani, ndërsa donatorët kanë premtuar se shtëpia e nisur sot do të përfundojë më 1 qershor pikërisht në Ditën e Fëmijëve.

Familja Asllani për shkak të pamundësisë ekonomike deri më tani ka jetuar në një hapësirë të papërshatshme dhe pa kushte minimale për jetë normale. Me ndërtimin e shtëpisë se re familja Asllani nga Abria do të jetojë në kushte normale për jetë.

 Fotografia e Komuna Skenderaj

Të Fundit

Sport

ShowBiz