back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeSkenderaj mban Mbledhje Komemorative për veprimtarin dhe veteranin e UÇK-së, Naim Kerolli

Skenderaj mban Mbledhje Komemorative për veprimtarin dhe veteranin e UÇK-së, Naim Kerolli

Të ngjajshme

Në veshje të shkurtër e në motoçikletë, shkëlqen Eriona

Modelja Eriona Sejdiu, duket se ka ndryshuar pak stilin. Ajo...

Xhuli nga fitnesi: Po më thonë se jam shumë sek*i për të qenë beqare

Ish-banorja e BBVK, Juliana Nura, ka pozuar në fitnes. Në...

Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë ushtrim masiv të emergjencës mjekësore në Kamp Bondsteel

Njësia Mjekësore e Regional Command-East (RC-E) Task Force e...

‘Uh qyqe’, Albina merr mesazhin e pazakontë nga ndjekësi

Këngëtarja Albina Kelmendi ka marrë një koment të pazakontë...

Zvicra investon në rinovimin e strehimoreve dhe bunkerëve

Zvicra po investon qindra miliona euro në një rinovim...

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se sot, më 28 maj 2025, do të organizojë një Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Naim Kerollit, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe punëtor shumëvjeçar në administratën komunale të Skenderajt.

Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 15:30, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, ku pritet të marrin pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.

Sipas njoftimit zyrtar, varrimi i të ndjerit Naim Kerolli do të bëhet po sot, në ora 17:00, në varrezat e lagjes Kerolli në fshatin Polac.

Komuna e Skenderajt ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerolli dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndjerin, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme në proceset historike dhe institucionale të rajonit.

Naim Kerolli do të mbahet mend për kontributin e tij të palëkundur në shërbim të atdheut dhe komunitetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz