back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, lajm i mirë për mësimdhënësit që pensionohen

Skenderaj, lajm i mirë për mësimdhënësit që pensionohen

Të ngjajshme

Petritsch thotë se Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri demokratike e të qëndrueshme

Diplomati austriak dhe ish-negociatori i Rambujesë, Wolfgang Petritsch, ka...

Taksat doganore po rrisin koston e porosive ndërkombëtare në Kosovë

Kostoja e produkteve të blera online jashtë Kosovës, që...

Ish-ministri Shatri: Qeveria po fsheh shifrat – 213 mijë të shpërngulur, punësimi në rënie

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ka kundërshtuar...

Policia jep detaje lidhur me aksidentin te QKUK-ja

Nga aksidenti në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në...

Nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura sot ka takuar një grup mësimdhënësish pensionistë të Komunës së Skenderajt dhe udhëheqësit e sindikatës së punëtorëve të arsimit në Skenderaj. Qëllimi i takimit ishte informimi i mësimdhënësve pensionistë për fillimin e realizimit të marrjes së tri pagave shtesë pas pensionimit të tyre.

Në hapje të takimit z. Nura i ka falenderuar mësimdhënësit për kontributin e tyre shumëvjeçarë në arsimimin dhe edukimin e brezave të shumtë. Ai po ashtu ka shprehur respektin e tij personal për secilin mësimdhënes dhe për punën e tyre të vazhdueshme në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës, duke theksura obligimet që kanë institucionet për kujdesin ndaj tyre.
Më këtë rast z. Nura i ka siguruar mësimdhënësit se Komuna e Skenderajt nga të hyrat vetanake ka siguruar mjetet financiare për fillimin e realizimit të pjesës së Kontratës Kolektive ku parashihet dhënia e tri pagave shtesë për secilin mësimdhëns që pensionohet.

Ramiz Polaci, Kryetar i Sindikatës së Arsimit në Skenderaj e ka falenderuar Nënkryetarin Nura për qasjen e tij shumë pozitive në raport me trajtimin që i ka bërë në vazhdimësi kësaj problematike, e cila sot po zgjidhet. Z. Polaci tha se te Nënkryetari Nura ka gjetur mirëkuptim sa herë që e ka diskutuar realizimin e pjesëve të Kontratës Klolektive, duke shprehur respektin e tij të veçantë.

Mësimdhënësit tashmë të pensionuar, pjesmarrës në takim, u shprehn shumë të kënaqur më veprimin e ndërmarrë nga Nënkryetari Nura, duke theksuar se veprime të tilla janë dëshmi se institucionet lokale të Skenderajt çmojnë punën e mësimdhënësve dhe kontributin e tyre ndër dekada.
Në bazë të Kontratës kolektive, të nënshkruar në mes MInistrisë së Arsimit të Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Arsimit, komunat kanë për obligim pagesën e tri pagave shtesë për secilin mësimdhënës që pensionohet. Komuna e Skenderajt tashmë ka filluar realizimin e kësaj përgjegjësie dhe është ndër komunat e para në Kosovë që po nis realizimin e obligimeve që dalin nga Kontratës Kolektive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz