BallinaRegjionaleDrenasSkenderaj, lajm i mirë për fshatrat që kanë probleme me rrjetin elektrik

Skenderaj, lajm i mirë për fshatrat që kanë probleme me rrjetin elektrik

Të ngjajshme

Ministri britanik: Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit nuk është një luftë e NATO-s

Ministri i Punës dhe Pensioneve Pat McFadden në Britaninë...

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite

Shoshana Strook, 34 vjeçe, vajza e ministres së Izraelit...

Ndalja e pensioneve, veterani Luzha: Do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë

Uran Luzha, veteran i UÇK-së sonte në emisionin “Fol...

Duke parë problemet e banorëve të disa fshatrave të Skenderajt me rrjetin elektrik, Komuna e Skenderajt ka kërkuar në vazhdimësi nga KEDS përmirësimin e rrjetit elektrik.

Në këtë kuadër sot Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur përfaqësuesit e KEDS me qëllim të zbatimi të disa projekteve në rrjetin elektrik në disa vendbanime me probleme në këtë aspekt.

Përfaqësuesit e KEDS e kanë informuar Nënkryetarin Nura për aprovimin e disa projekteve të rrjetit elektrik në Skenderaj projektet që do të fillojnë shumë shpejt.

Nënkryetari Nura ka aprovuar me kënaqësi implementimin e këtyre projekteve që do të fillojnë javën e ardhshme, njofton Drenica Press.info

Kështu javën e ardhshme do të filloj së pari implementimi i projektit në fshatin Makërmal ku KEDS do të ndërroj komplet rrjetin elektrik duke e zëvendësuar me rrjet kabllor me shtylla betoni si dhe do të vendos katër trafo të reja.

Më pas do të punohet edhe në qytetin e Skenderajt saktësisht në rrugët “Sala e Hamit Jashari” dhe “17 Shkurti” ku do të bëhet vendosja e kabllove nëntokësore.

Implementim të projekteve të rrjetit të ri elektrik do të këtë edhe në fshatin Lubavec dhe fshatra të tjerë që kanë problem më rrjetin elektrik.

Të gjitha këto investime në rrjetin elektrik do të bëhen falë bashkëpunimet të mirë të Komunës së Skenderajt dhe KEDS-it.  /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz