back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleSkenderaj, konfiskohen dhe asgjësohen mallëra të kontrabanduara dhe me afat të skaduar...

Skenderaj, konfiskohen dhe asgjësohen mallëra të kontrabanduara dhe me afat të skaduar (Foto)

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Përkushtimi i Nënkryetarit të Komunës së Skenderajt Fadil Nura për të mbrojtur jetën e qytetarëve të Skenderajt ka bërë që Drejtoria e Shërbimeve Publike Njësia e Inspektoriatit të shtojë aktivitetin inspektuese, veçanërisht në kontrollin e ushqimeve të kosnumit të përditshëm. “Jeta e qytetarëve të Skenderajt dhe cilësia e ushqimit që konsumojmë është gjëja më e vlefshme, prandaj Komuna e Skenderajt do të kujdeset në mënyrë sistematike për këtë çështje”, tha z. Nura.

Çdo ditë në Skenderaj janë duke u realizuar aksione të kontrollit nepër dyqanet që shesin produkete ushqimore dhe ato të konsumit të përditshëm.

Në vazhdëne këtyre aktiviteteve sot Inspektoriati komunal në bashkëpunim me kompaninë “Uniteti” kanë asgjësuar një sasi mallërash. Këto mallëra janë konfiskuara pasi kanë qenë të kotrabanduara nga Serbia, një pjesë e tyre janë produkete me afat të përdorimit të skaduar dhe po ashtu mallëra të dëmtuar që nuk i plotësojnë standardet për konsumim të qytetarëve.

Drejtori për Shërbime Publike në Skenderaj Murat Gashi, më këtë rast ka deklauruar se Inspektoriati komunal po bënë kontrolla të vazhdueshme për cilësinë e ushqimeve në dyqanet që shesin produkte ushqimore, si dhe në lokalet që shëbejnë ushqime. Ai siguron se Komuna e Skenderajt do të intensifikojë inspektimet në të gjitha fushat me theks të veçantë në sektorin e ushqimeve dhe produkteve të konsumit të përditshëm.

Ndërsa shefi i Inspektoriatit në Skenderaj Valon Haliti ka deklaruar se Inspektoriati komunal po bënë kontrolla të vazhdueshme në dyqanet ushqimore dhe market në tërë territorin e komunës. Sa i përket mallërave të konfiskuara që janë asgjësuar sot ai theksoi se këto mallëra janë kryesisht pije të kontrabandauar nga Serbia, produkte të mishit të prishura, biskota dhe ushqime të tjera me afat të skaduar. Ai më këtë rast ka falenderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të sinqertë me Inspektoriatin komunal.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt apelon te qytetarët e Skenderajt që të bashkëpunojnë në ruajtjen e shëndetit të të gjithëve. Raportimi për parregullsi në shitjen e produkteve ushqimore ndihmon shumë në mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve.

Lutën qytetarët e Skenderajt që në çdo moment që hasin produkte me afat të skaduar, apo vërejnë parregullësi në shitjen e tyre të lajmërojnë në Inspektoriat. Të dhënat e raportuesit do të mbetën konfideciale. /Drenica Press/

Displaying IMG_5302.JPG

Displaying IMG_5299.JPGDisplaying IMG_5296.JPG

Të Fundit

Sport

ShowBiz