Skenderaj, këto rrugë do të asfaltohen së shpejti (FOTO)

Kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugëve në lagjen Musliu të Likocit dhe në lagjen Meha të Prekazit
Sot kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugëve në lagjen Musliu të Likocit dhe Meha të Prekazit. Me rastin e fillimit të punimeve në këto dy rrugë, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt ka vizituar Likocin dhe Prekazin, transmeton Drenica Press.
Ai ka shprehur kënaqësinë me fillimin e punimeve në këto dy projekte shumë të rëndësishme për banorët e që jetojnë në këto vendbanime me histori të begatshme kombëtare.

Lexo edheSkenderaj, një lajm i mirë për banorët e qytetit
Ndërkohë Nënkryetari Nura ka apeluar te qytetarët për bashkëpunim të ngushtë me institucinet kompetente gjatë procesit të realizimit të projekteve infrastrukturore.
Komuna e Skenderajt po vazhdon me dinamikë të përshpejtuar realizimin e projekteve infrastrukturore në qytet dhe fshatra. Në këtë kuadër së shpejti do të nisin punimet në rrugët e lagjeve në fshatrat Morinë, Kryshec, Rezallë e Re dhe Tushilë.














