back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportSkenderaj, jep dorëheqje kryesia e KF Drenicёs

Skenderaj, jep dorëheqje kryesia e KF Drenicёs

Të ngjajshme

Pas Osmanit, edhe nga LVV-ja konfirmojnë se do të dërgojnë komente në Kushtetuese

Licencimi i Aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të...

Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma”...

Haradinaj: Siguria sot është shndërruar në sfidë globale, Kosova duhe ta rris buxhetin për ushtri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Aksidenti në Vragoli, katër persona të lënduar po trajtohen në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në Vragoli. Në...

Pas ndeshjes sё fundit tё barazhit dhe mbetjes sё KF Drenicёs nё Superligёn e Kosovёs nё futboll, në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e deritashme e KF Drenicёs i ka ofruar dorёheqje Nёnkryetarit tё Komunёs sё Skenderajt Fadil Nura, nga udhёheqja e KF Drenicёs.

Mё kёtё rast z. Fadil Nura ka pranuar dorёheqjen e Kryesisё sё deritashme dhe e ka falenderuar pёr punёn dhe angazhimin  nё udhёheqje tё klubit. Ai ka falenderuar edhe tё gjithё donatorёt pёr ndihmёn financiare qё i kanё dhёnё futbollit sezonin e kaluar.

Z.Nura ka shprehur gatishmёrinё e institucioneve lokale pёr tё ndihmuar edhe mё tutje KF Drenicёn nё riorganizmim, si dhe nё aspektin financiar dhe teknik nё kuadёr tё mundёsive qё ka Komuna e Skenderajt, transmeton Drrenica Press.

Pas dorёheqjes sё Kryesisё sё deritashme, shumё shpejtё do tё zgjedhet Kryesia e re e cila do ta udhёheqё KF Drenicёn nё sezonin e ri tё garave nё Superligёn e Kosovёs nё futboll.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz