BallinaLajmeSkenderaj - Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari...

Skenderaj – Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari i Skenderajt dorëzon edhe 7 tjera ( FOTO)

Të ngjajshme

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin armën nga kasaforta

Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku...

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

21 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e përgjithshme...

Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari i Skenderajt dorëzon edhe 7 tjera
Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari i Skenderajt dorëzon edhe 7 tjera
Një person, i cili ka qenë i dyshuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, ka dorëzuar, të mërkurën, 7 armë te forcat e rendit, në Skenderaj.

Ai e ka bërë këtë disa ditë pasi policia kishte bërë një kontroll në shtëpinë e tij, ku ishin gjetur e konfiskuar, po ashtu, dy pistoleta pneumatike dhe një pushkë ajrore pa leje. Pas bastisjes që ishte kryer në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, më 2 prill, i njëjti ishte liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari nuk është ndaluar në mbajtje as të mërkurën, kur dorëzoi shtatë armë të reja, për të cilat policia nuk tregoi se çfarë ishin.
Si për herën e parë, ashtu edhe në të dytën, rasti po hetohet si mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim ta paautorizuar të armës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz