BallinaDrenica +Drenica SportSkenderaj, ish-lojtarët e Drenicës që po shkëlqejnë në futboll të vogël

Skenderaj, ish-lojtarët e Drenicës që po shkëlqejnë në futboll të vogël

Të ngjajshme

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Izraeli vret dy zyrtarë të lartë iranianë në sulmet ajrore në Teheran

Izraeli thotë se ka vrarë dy zyrtarë të tjerë...

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

Dikur tundte rrjetat ne Superligen e Kosoves, tashmë i ka dhënë lamtumirën futbollit aktiv.

Por, dashuria e madhe për këtë sport nuk e lë të ndahet prej tij. Behet fjale për ish-sulmuesin e Drenicës dhe Istogut, Përparim Demiraj, i cili po merr pjesë në tri liga ne futboll te vogël, duke shkëlqyer në të triat dhe duke qenë lojtari kryesor në secilën skuadër.

Derisa me skuadrën Taxi Albani ka fituar kupën ne Rajonin e Mitrovicës, Përparimi po shkëlqen edhe në Superligën e Istogut me skuadrën Ocarina, e cila skuadër është kandidatja numër një për t’u shpallur kampione e kësaj lige, derisa ‘Perpa’ siq njihet me nofkën e tij, është lojtari me i mire i ligës, raporton Gazetaolle.com.

Ndërkohe ne Superligën e Runikut, Demiraj aktivizohet për skuadrën Vellezerit Rrustemi, ku e kane siguruar pjesëmarrjen në ‘play off’ dhe janë një nder tri skuadrat pretendente për ta ngritur trofeun.

Mërgim Dervishaj

Mërgim Dervishaj 19 vjeçar nga Runiku i Skenderajt  është magjistar i lojës së futsallit dhe luan në tri liga futsalli në Runik, Istog dhe Mitrovicë. Mërgimi është lojtar i mahnitshëm dhe me veprimet maestrale që bën me topin  dhe me paraqitjet e tij  fantastike ka arritur të fitoi simpatinë e të gjithëve dashamirëve të lojës së futsallit në regjionin e Mitrovicës dhe më gjerë . Mërgimi është student në fakultetin juridik por kjo nuk i pengon që të jetë i angazhuar në lojën e futsallit. Eleganca e tij me topin e bën Mërgimin një lojtar të kompletuar dhe të jashtëzakonshëm që kudo dhuron spektakël dhe veprime magjike me topin.

Kujtojmë se vite me pare Drenica po nga këto terene sportive nxori sulmuesin e talentuar Granit Arifaj, që tashme është lojtari kryesor i Drenicës. /Olle

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz