back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj i mbushur me aktivitete për Javën e Diasporës

Skenderaj i mbushur me aktivitete për Javën e Diasporës

Të ngjajshme

Java e Diasporës në Skenderaj po shënohet me shumë aktivitetet kulture dhe sportive, të cilat kanë zgjuar interesimin e bashkatdhetarëve që po qëndrojnë në vendlindjen e tyre për pushime. Këtë vit aktivitetet kushtuar Javës së Diasporës mbështetur financiarisht nga Ministria e Diasporës dhe Komuna e Skenderajt-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport po implementohen nga Ansambli Drenica dhe Qendra Rinore Publike në Skenderaj

Java e Diasporës në Skenderaj ka filluar më 20 korrik me aktivitetin Minikuiz me të rinjtë nga Diaspora, për të vazhuar me datën 21 korrik me Fushatën vetëdijësuese për shmangien e aksidenteve në komunikacion.

Më 22 korrik në Sheshin Adem Jashari është mbajtur aktiviteti “Sofra drenicase” aktivitet ky që u ndjek nga shumë qytetarë të të gjitha moshave. Sofra drenicase u shoqërua me interpretime të këngëve të muzikës tracionale rapsodike nga anëtarët e Ansamblit Drenica, me veshje kombëtare.

Aktivitet interesant ishte edhe “Streetball 2016” që u mbajt në Sheshin Adem Jashari ditën e hënë më 25 korrik. Në këtë aktivitet morën pjesë adhurues të këtij sporti, ndërsa për më të mirët u ndanë medalje dhe kupa sportive.

Java e Diasporës ka vazhduar më 26 korrik me vizita monumentev kulturore dhe histrorike në Skenderaj dhe më gjërë, nga të rinjtë e Diasporës me qëllim të njohjes më të mirë të trashëgimisë kombëtare dhe historisë së Kosovës.

Aktiviteti final i Javës së Diasporës është Koncerti i Ansamblit Drenica që do të mbahet më 29 korrik në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” me fillim në ora 16:00 dhe ku pritet të përformohen rite të ndryshme tradicionele, si dhe këngë të muzikës folklorike dhe popullore shoqëruar edhe me valle.

Me moton “Ti je pjesë e atdheut” institucionet lokale dhe qendrore me organizime të ndryshme po kujdesen që bashkatdhetarët t’i kalojnë sa më mirë ditët e pushimeve në Kosovë. /Drenica Press/

Displaying 13690979_304828916533005_7053364782498398987_o.jpg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz