Dita e Çlirimit të Skenderajt po afrohet. Për të bërë këtë ditë sa më madhështore, komuna ka përgatitur një sërë aktivitetesh të cilat nisin nga sot, transmeton Drenica Press
Më poshtë mund të gjeni agjenen e aktiviteteve për 20 – vjetorin e Çlirimit të Skenderajt
Agjenda e aktiviteteve në kuadër të shënimit të 20 – vjetorit të Çlirimit të Skenderajt
15/06/2019, ora 14:00 – “Skenderaj cup 2019”, turne në futsal për veteranë në Qendrën e Kompetencës
15/06/2019, ora 19:00 – “Skenderaj cup 2019”, turne në basketboll (konkurrenca e femrave) në Qendrën e Kompetencës
16/06/2019, ora 09:00 – “Skenderaj cup 2019”, turne ndërkombëtare në basketboll (konkurrenca e meshkujve) në Qendrën e Kompetencës
17/06/2019 – Ora e parë mësimore t’i kushtohet rëndësisë së luftës çlirimtare dhe ditës së çlirimit, në të gjitha shkollat e komunës së Skenderajt
17/06/2019, ora 12:00 – Finalja e garave komunale “Skenderaj cup 2019” për nxënës të shkollave fillore
18/06/ 2019, ora 9:00 – Homazhe pran shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë
18 /06 / 2019, ora 10:30 – Seancë solemne, në Kuvendin Komunal
18 /06 / 2019, ora 12:00 – Motoristët nga Kroacia marshojnë deri në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari’ në Prekaz për nder të Ditës së Çlirimit
18/06/ 2019, ora 14:00 – Finalja e turneut “Skenderaj cup 2019” në futsal për veteranë, në Qendrën e Kompetencës
18 /06 / 2019, ora 15:00 – Drekë me kryefamiljarët e dëshmorëve të UÇK-së, në restorant “Freskia”
18/06/2019, ora 18:00 – Gala koncert – Manifestimi qendror në Sheshin tonë, që shënon vitin jubilar – 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit