Skenderaj, Halil Matoshi kujton dëshmorin nga Llausha Selman Vojvodën (FOTO)

Selman Vojvoda nga Llausha e Drenices, u vra nga policia serbe më 20 shkurt 1990, kur forcat serbe kishin sulmuar me gjithë arsenalin e armatimit, përfshirë edhe autoblindat, pjesëmarrësit e protestës popullore me moton “Demokraci kundër dhunës”, organizue nga Partia Parlamentare e Kosoves, duke lënë të plagosur edhe 24 protestues të tjerë.
Brezit tem i asht sosë koha por jo edhe durimi tuj lypë liri!
Po çka asht liria?
Jam rritë i frymëzuem për me ba gjanat që due, për me e sfidue veten dhe shoqërinë – jokonformist – deri në në frymën e fundit.
Nuk kam ik kurrë dhe as që kam me ikë nga liria për hire të arritjes së ndonji qëllimi utilitar.
Liria prandej asht ende shumë e rëndësishme për mue.
Unë do të eci përtej çdo marrëveshje biznesi apo karriere, përtej çdo opsioni partiak dhe konformizmi pushtetor, përtej çdo lëvizje politike që kufizon zgjedhjet e mia ose që më bën të ndjehem jo i drejtë.
Çfarë ka ndryshuar tek unë, megjithatë, është përkufizimi i lirisë.
Jam tue kërkue dimensione të reja lirie, larinë për me shkrue dhe me ba gjana!
Pra lirinë krijuese!
Lexo edhePrekazi, “pa president e pa kryeparlamentar”
P.S.
Ne kete fotografi te shkrepun nga une, shihet kortezhi prej mija njerezish me arkivolin e Selman Vojvodes…














