Fshati Luabvec është njëri ndër fshatrat që përballen me rrjet të vjetëruar elektrik në komunën e Skenderajt. Por si duket këtij problemi i ka ardhur fundi. Pasi këto ditë ka hyrë në agjenden e KEDS-it, shkruan Drenica Press
Lajmin e mirë për banorët e fshatit Lubavec e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Ai tha se: ” Rrjeti i elektrifikimit në fshatin Lubovec ka hyrë në agjendë të interevenimit nga ana e KEDS-it, pas kërkesave të banorëve dhe gjendjës faktike të rënduar të shtyllave, gjë që paraqet rrezik për jetën e banorëve në fshat.
Bashkërisht me koordinatorin e Rrjetit në Skenderaj, Visar Mehaj, u takuam këtë pasdite me banorët e Lubovecit, të cilët i njoftuam për intervenimet që do të bëhen në rrjetin e elektrifikimit.
Kujtojmë se ky fshat aktualisht ka një rrjet shumë të vjetëruar, saqë janë përdorur lisa për shtylla druri./DRENICA PRESS/
