back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeSkenderaj, eliminimi i klasës së 13-të lë mësuesit pa punë

Skenderaj, eliminimi i klasës së 13-të lë mësuesit pa punë

Të ngjajshme

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Riza Çitaku deri para dy vjetëve ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme “Anton Çetta” në Skenderaj.

Ai thotë se i zotëron të gjitha kualifikimet shkollore, por nga puna është larguar sepse është sekretar i degës së LDK-së në këtë komunë, raporton KTV.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Nazmi Rexhepin dhe Hamëz Spahiun. Që të dy janë ankuar kudo, por askush nuk po i merr parasysh.

Kryetari i degës së LDK-së në Skenderaj, Isa Fejzullahu, tha se kanë larguar nga puna njerëz profesionistë dhe kjo nuk duhej të ndodhte.

Por, të gjitha këto i përgënjeshtron drejtori i arsimit në këtë komunë, Jashar Lushtaku.

Sipas tij, ashtu siç ka thënë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, profesorët i kanë sistemuar nëpër vende pune, pas shuarjes së klasës së 13-të, por këta 7 profesorë nuk kanë pasur kualifikimet e duhura.

Lushtaku është shprehur se vet Ministria e Arsimit në çdo ankesë të paraqitur nga këta ish-profesorë, ka kthyer përgjigje negative, sepse nuk i kanë plotësuar kushtet për mësimdhënie.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, i cili është takuar edhe me ish-mësimdhënësit e larguar nga puna, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz