Skenderaj, ekipa e emergjencës shpëton jetën e një fëmije 2-vjeçar ( FOTO)

Skenderaj, 26 Korrik 2025 – Një ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale e ekipit të emergjencës në Spitalin e Skenderajt mbrëmjen e kaluar ka shpëtuar jetën e një fëmije 2-vjeçar, i cili kishte mbetur i ngulfatur nga një copë mishi me asht, shkruan Drenica Press.
Sipas njoftimit zyrtar nga Emergjenca e Spitalit të Skenderajt, fëmija kishte arritur në ambientet e spitalit pothuajse pa vetëdije dhe në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. “Sekondat ishin vendimtare”, thuhet në njoftim, ndërsa theksohet se falë reagimit të menjëhershëm dhe përkushtimit maksimal të stafit mjekësor, janë hapur rrugët e frymëmarrjes dhe fëmija është stabilizuar me sukses.
“Ky rast është një kujtim që do të mbetet gjatë në memorien tonë, ku jeta dhe vdekja u ballafaquan për pak sekonda, dhe jeta fitoi”, thuhet më tej në komunikatë.

Lexo edheZjarr në fshatin Abri të Komunës së Skenderajt















