back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaSkenderaj dhe Vushtrria komunat më të goditura nga Tularemia

Skenderaj dhe Vushtrria komunat më të goditura nga Tularemia

Të ngjajshme

Amir Rrahmani surprizon të dashurën në përvjetorin e parë të lidhjes (Foto)

Influencerja, Drita Stublla ka ndarë me ndjekësit e saj...

Një grua gjendet e vdekur në Vushtrri, policia jep detaje

Një grua rreth moshës 53-vjeçare është gjetur e vdekur...

Fotografia e Kurtit me Mefail Shkodrën, zëdhënësi Kryeziu i reagon Abelard Tahirit

Vrasja e trefishtë në Gjilan trondit Kosovën, i dyshuari...

Epidemia e tularemisë vazhdon të mbetet prezente në disa pjesë të vendit. Komunat më të rrezikuara mbesin Vushtrria dhe Skenderaj.

Sipas të dhënave të Qendrës Rajonale të Shërbimit Publik në Mitrovicë, në këto komuna prej 1 shkurti janë evidentuar 18 raste të reja të prekura nga tularemia.  Drejtoresha e shëndetësisë në Mitrovicë, Nexharije Ismaili -Pllana, kërkon të merren masat për parandalimin e kësaj epidemie. Ajo sugjeron për një kujdes të shtuar të ahureve dhe bagëtisë dhe në tërësi ambientit ku mund të jenë të kontaminuara. Ajo tregon edhe mënyrën se si bartet ky bakter.

” Bakteria mund të bartet në organizëm përmes rrugëve të lëkurës, përmes mukozave sistemit tretës dhe sistemit mushkëror. Në vendin e atakimit bakteria formon një lloj ulqere, grryerje të lëkurës duke atakuar gjendrat limfatike në afersi ajo bartet përmes sistemit limfatik në organet tjera.”

Doktoresha Ismaili-Pllana sugjeron që urgjentisht të bëhet edhe dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi, në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejme e kësaj epidemie.

- Advertisement -

Të Fundit