back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSkenderaj, dëme të konsiderueshme nga breshëri në disa fshatra

Skenderaj, dëme të konsiderueshme nga breshëri në disa fshatra

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Breshëri që ka rënë gjatë pasditës së djeshme në territorin e Komunës së Skenderajt ka shkatuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra. Sipas verësimeve fillestare dëmet janë të mëdha sidomos në bujqësi duke përfshirë; sipërfaqet e mbjella me misër, me pemë dhe perime, me qepë dhe në serra. Por ende nuk dihet saktësisht vlera e dëmeve të shkatuar.

Komuna e Skenderajt tashmë ka formuar Komisionin përkatës për vlerësimin e dëmeve i cili do të mbedh të dhëna të sakta në lidhje me dëmët e shkaktuara. Ndërkohë edhe fermerët kanë filluar që në mëngjesin e ditës së sotme të raportojnë për dëmet e shkaktuar në pronat e tyre bujqësore.

Komuna e Skenderajt, pas mbledhjes së të dhënave për dëmet e shkaktuar nga breshëri , do të bëjë raporin e vlerësimit të dëmeve, raport ky që do t’i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë, bashkë me kërkesën për kompenzimin të dëmeve.

Fshatrat më të prekura nga reshjet e breshërit janë: Polaci, Prekazi, Prelloci, Kozhica, Çirezi, Krysheci, një pjesë e qytetit të Skenderajt, e të tjera.

Breshëri që ka rënë dje në Skenderaj ka qenë shkatërrues për shkak të sasi së madhe, kohëzgjatjes së rënies dhe për shkak të madhësisë së tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz