back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, çfarë po ndodh me rreth rrotullimin në Polluzhë e Marinë, ngasësit...

Skenderaj, çfarë po ndodh me rreth rrotullimin në Polluzhë e Marinë, ngasësit po hyjnë në anën e kundërt për t’ ikur gropave (FOTO)

Të ngjajshme

Një gjendje shumë e keqe ka mbetur tek dy rreth rrotullimiet në fshatrat Marinë dhe Polluzhë të komunës së Skenderaj. Kujtojmë se këto dy rreth rrotullime kanë mbetur në gjysmë punimet në kuadër të projektit të rrugës magjistrale Skenderaj – Komoran.

Gazetari i Drenica Press ishte në vend të ngjarjes dhe ka shkrepur foto për të parë gjendjen  e rreth rrotullimit në Polluzhë e Marinë, ku shihen gropa të mëdha e të thella. Ndërkaq qytetarët janë shumë të zhgenjyer me këtë punë të lërë në gjysmë, pasi makinat e tyre po demtohen nëpër gropat e thella.

Ajet Abdyli nga Drenasi tha se këtë rrugë disa herë brenda ditës e kalon me  makinën e tij për çështje pune dhe e ka brengë tërë kohën këtë pjesë të rrugës, pasi përveç rrugës me gropa të thella, aty shumë lehtë mund të bësh aksident, sepse ka shumë ngasës që hyjnë në rreth rrotullim në anën e kundërt për t’i ikur gropave.

Kurse Drenica Press ka kontaktuar më zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Hajriz Kocin, por sipas tij ky projekt është në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe e gjithë përgjegjësia i takon asaj. Ndërkaq nga ana e Ministrisë së Transportit ne nuk kemi arritur të marrim ndonjë prononcim lidhur më këtë problematikë. Sipas burimeve të portalit Drenica Press punimet kanë mbetur në gjysmë, pasi ka problem me shpronësimin e tokava në këto dy rreht rrotullime./drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz