Pas emërimit të Fadil Ramës trajner të KF Drenicës për juniorët ka reaguar isht trajneri i kësaj kategorie Bujar Geci. Ai ekskluzivisht për portalin Drenica Press ka thënë se Fadil Rama duhet të ndihet shumë përgjegjës që ai shumë talentë të Drenicës i ka lënë mbrapa, madje ata djelmosha me një talent të madh të futbollit sot e kanë braktisur fare këtë sport dhe kanë mbetur rrugëve të Skenderajt, pasi sa ishte trajner i KF Drenicës për senior i bllokonte lojtarët dhe nuk i aktivizonte.
Geci thotë se “sezonin e kaluar isha trajner i juniorëve të KF Drenica, më duheshin disa lojtarë, por Fadili i ndalonte, dhe i merrte prej ekipit tim, thoshte: “hajdeni tek unë, ushtroni dhe çka po kërkoni atje me shku” . Vinte fundi i javës kur zhvillohej loja, dhe ata lojtarë që kanë pasur drejt të luajnë tek unë, ju thoshte “mos shkoni me lujt për junior, s’keni pse me shku tek ai”.
Lojtarët me thoshin që nuk na ka ftuar. Po nuk po na lejon trajneri të vijmë dhe të luajmë për junior. Disa pasur lojtarë të juniorëve kanë pasur lojë në Kosovë, 3/4 lojtarëve thoshin trajnerët pse nuk po i angazhon në ekipin e parë. Ky i ka larguar krejt, sot lojtarët rrinë rrugëve, sillen kotë dhe Fadil Rama është përgjegjës që ua ka humb karrierën në moshën më të mirë. Tujtje Geci shton se isha prezent kur Fadil Rama ka marr lojtarë dhe kur i ka pyet çka luajnë, por nuk kanë ditë me u përgjigj se në çfarë pozite luajnë. Po befasohem se çfarë kryesie kemi, se çfarë njerëz janë kur një njeri nuk i ka lejuar lojtarët të luajnë për ekip të dytë. Kryesia e KF Drenicës emëron Fadil Ramën trajner kjo është thjesht qesharake, “një person kur nuk është i zoti për vetveten s’është për askënd”. Mëkat për një kryesi të tillë, përfundon Geci./drenicapress/