back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, banori nga Kosterrci gjuante me pushkë në aheng familjar, por çfarë...

Skenderaj, banori nga Kosterrci gjuante me pushkë në aheng familjar, por çfarë i ndodh më pas nga policia

Të ngjajshme

I jashtëzakonshëm Haaland, City “zhytë” Unitedin në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Zeqiri akuzon Listën Serbe për manipulim të fëmijëve në fushatë zgjedhore

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka akuzuar Listën...

Legjenda e boksit britanik, Ricky Hatton vdes në moshën 46-vjeçare

Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë...

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

Artisti i njohur, 2Ton e ka gati projektin e...

Një banor nga fshati Kosterrc i Skenderajt gjatë një ahengu familjar kishte filluar që qejfin e tij ta shoqëronte me gjuajtje pushke, por menjëherë Policia e Kosovës në Skenderaj ka mësuar lokacionin se ku janë duke u dëgjuar krismat dhe me ndihmen e qytetarëve ka shkuar në vend të ngjarjes ku ka konfiskuar pushkën, dhe ka arrestuar një 35 vjeçar, transmeton Drenica Press.

Sipas Policisë së Kosovës, pjestarët e policisë në Skenderaj pasi që kanë dëgjuar disa të shtëna armësh dhe pas kontaktit me qytetar ka arritur te informacioni për lokacionin e të shtënave me armë zjarri, gjatë mbrëmjes  të datës 20 gusht  2016. Sipas informacioneve të mbledhura, njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor ‘Skenderaj’ kane arritur që ta lokalizojnë dhe identifikojnë vendin e të shtënave, gjegjësisht fshatin “Kosterrc” në Skenderaj, ku dhe kishin arritur të identifikonin shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, dhe njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike e llojit snajper, një karikator, një sasi e fishekëve dhe një sasi e gëzhojave në cilësi të provave materiale.

Është intervistuar i dyshuari D.D. 35 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’’, ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’./DRENICAPRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz