back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj asfalton një rrugë të rëndësishme për qytetarët e saj (FOTO)

Skenderaj asfalton një rrugë të rëndësishme për qytetarët e saj (FOTO)

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e...

Sot i përfundon afati Nismës për certifikim nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti dje mbledhjen e 87-të...

Rutte deklarohet për situatën në Ukrainë, pak para takimit të Brukselit

Ministrat e jashtëm të NATO-s po mbërrijnë për një...

SPERTK-ja kërkon financim të pavarur për RTK-në

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i është drejtuar legjislaturën...

Prej disa muajsh rruga nga sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj e deri tek rreth rrotullimi në Klinë, që shpie për Mitrovicë kishtë vështirësi në qarkullim pasi bëheshin ndërhyrje në rrjetin e kanalizimit, por këtij mundimi sot i ka ardhur fundi, pasi kjo rrugë e cila mban emrin “Sala e Hamit Jashari” është asfaltuar dhe është e gatshme për qarkullim, transmeton portali Drenica Press.

Rruga “Sala e Hamit Jashari”, njëra ndër rrugët kryesore të qytetit të Skenderajt dhe ka gjatësi rreth 1 km është njëra ndër rrugët më të frekuentuara në hyrje të qyteti të Skenderajt nga pjesa veriore, deri te sheshi “Adem Jashari” dhe safaltimi i saj ka rëndësi të veçantë.

Me rastin e asfaltimit të kësaj rruge, në këtë pjesë të qytetit ka qëndruar Nënkryetari i Komunës Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu, Drejtori i Urbanizmit Driton Mulaj dhe përfaqsuesit e zgjedhur të kësaj pjese të qytetit. Z. Nura i uroi banorët për asfaltimi e rrugës, ndërsa ata u shprehën të kënaqur me punën që është bërë në të gjitha aspektet.

Asfaltimi i kësaj rruge ka ardhur si nevojë dhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të këtueshëm për rikonstruktim të saj dhe intervenim në kanalizimin fekal dhe atmosferik që ka pasur probleme në të kaluarën.

Asfaltimi rrugës dhe riparimi i kanalizimit fekal e atmosferik në rrugën “Sala e Hamit Jashari” është bërë me standarde të larta teknike dhe profesinale që garantojnë qëndrueshmërinë e punëve të kryera./drenicapress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz