back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSkenarët e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Skenarët e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Të ngjajshme

Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten se...

Komisioni Evropian pa zgjidhje për transportuesit rajonalë

Komisioni Evropian nuk ka një zgjidhje konkrete për kategori...

Janina Ymeri: Rritja 21% e rrymës pasojë e keqmenaxhimit, qeveria po zhvat qytetarët

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka komentuar rritjen e...

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

Dita e fundit e shtatorit pritet të jetë vendimtare për Kuvendin e Kosovës.

Të martën, përfundon afati që ka caktuar Gjykata Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe rreth procesit të konstituimit të këtij institucioni.

Se çfarë vendimi pritet të marrë Kushtetuesja ende nuk dihet.

Por profesori, Mazllum Baraliu thotë se për të, skenari më i mirë është ky.

“Të llogaritet i konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe të lejohet votimi i nënkryetarit serb në seanca të radhës”, është shprehur Baraliu.

Disa mundësi të tjera i përmend edhe hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku.

Megjithatë ai bën thirrje që të respektohet secili vendim dhe të zbatohet pa u komentuar.

Bugaqku tregon edhe kur fillon zbatimi i aktgjykimit dhe kur mund të thirret seanca e radhës e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme  nga 5 shtatori përmes së cilës ndaloi çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës si dhe çdo veprim për formimin e Qeverisë./teve1

Të Fundit

Sport

ShowBiz