back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeSkena politike në panik, ditëve në vijim priten intervistime të rëndësishme në...

Skena politike në panik, ditëve në vijim priten intervistime të rëndësishme në Hagë

Të ngjajshme

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar – dalin pamjet

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur...

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Brenda dy javëve të ardhshme priten intervistime të rëndësishme në Hagë. Personat që do të intervistohen kanë lidhje direkte me bartësit e institucioneve shtetërore.

Derisa institucionet e Kosovës janë vënë në lëvizje për themelimin e një Tribunali për krimet e Serbisë, Tribunali aktual, ai për krimet e kryera nga shqiptarët, ndaj serbëve dhe ndaj shqiptarëve, e ka hedhurur skenën politike.

Në ditët e ardhshme për në Hagë do të udhëtojnë disa figura të njohur të UÇK-së, që kanë njohuri dhe miqësi me krerët me lartë të politikës së Kosovës.

“Situata më e re rreth Tribunalit, rreth ftesave të fundit, ka rritur temperaturën e politikanëve të Kosovës”, ka thënë ky burim, duke shtuar se disa prej figurave të larta shtetërore, tashmë e kanë të qartë edhe për natyrën e krimeve që ata po hetoi dhe që ndaj gomave mund të ngritet aktakuzë.

“Brenda 10 ditëve të ardhshme do të bëhen të ditur emrat e njerëzve që janë ftuar. Ata janë nga rajoni i Drenicës dhe Mitrovicës “, ka thënë ky burim për Express, sipas të cilit kjo ishte edhe arsyeja kryesore e nervozës së shprehur nga PDK,

“Gjërat po mbahen të fshehta. Hetuesit e Tribunalit kanë kryer intervistime edhe në Kosovë “, ka thënë një burim tjetër, i cili për shkak të ndjeshmësisë dëshiron të mbetet anonim.

Aktakuzat e para nga Prokuroria e Tribunalit Special do të ngrihen brenda këtij viti.

Burimet thonë se kjo është edhe arsyeja kryesore pasi pas 20 vjetëve, udhëheqësit e Kosovës u kanë ndërmend për sasinë dhe monstruozitetin e krimeve që serbët kanë kryer në Kosovë./Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz