BallinaLajmeLajmet e FunditSkena kaotike në parlamentin e këtij shteti, ligjvënësit përplasen fizikisht

Skena kaotike në parlamentin e këtij shteti, ligjvënësit përplasen fizikisht

Skena kaotike kanë shpërthyer brenda sallës së parlamentit, në La Paz, kryeqytetin e Bolivisë. Siç shihet edhe në pamje ligjvënësit u përfshinë në një përplasje të ashpër fizike dhe verbale.

Deputetë të opozitës dhe shumicës u përleshën mes vete, duke tërhequr tavolina, rrëmbyer mikrofonat, ulëritur dhe madje duke u ngjitur mbi podiume, ndërsa situata doli jashtë kontrollit.

Kjo përplasje erdhi pas një  kontratë e re për nxjerrjen e litiumit, e nënshkruar me një kompani bijë të gjigantit shtetëror rus Rosatom.

Litiumi, një burim natyror me rëndësi strategjike për prodhimin e baterive të veturave elektrike dhe teknologjive të gjelbra, është kthyer në një pasuri tepër të lakmuar globalisht dhe Bolivia zotëron disa nga rezervat më të mëdha në botë, veçanërisht në rajonin e Potosí.

Opozita boliviane ka reaguar me zemërim ndaj marrëveshjes, duke akuzuar qeverinë se po e trajton pasurinë kombëtare si një mall të zakonshëm që shitet online.

Gjithashtu protestues dhe ligjvënës opozitarë mbanin pankarta ku shkruhej “Litiumi nuk është për shitje” dhe “Mos e prekni litiumin”, duke reflektuar zemërimin e gjerë publik për mënyrën se si po menaxhohet kjo pasuri jetike.

Sipas kritikëve, kjo nuk është hera e parë që qeveria miraton marrëveshje të dyshimta për burimet natyrore të vendit.

Ata kujtojnë një marrëveshje të ngjashme me një kompani kineze, e cila gjithashtu u miratua pa debat të hapur dhe pa transparencë. Tani, thonë ata, është radha e Rusisë për të përfituar nga kjo mungesë e kontrollit demokratik.

- Advertisement -