Trajneri i njohur kosovar, Faruk Statovci ka kritikuar ekipin e Drenicës për transferimet në merkaton e fundit.
Sipas Statovcit, klubi i Drenicës ka bërë transferime jo të qëlluara, pasi lojtarët e afruar nuk janë të nivelit të Drenicës, pasi nuk kanë pasur minuta në këmbët e tyre në të kaluarën, shkruan GazetaBlic Sport.
“Një lojtar që nuk luan askund, nuk është në 18’she, vie në gjysmë të kampionatit dhe e shpëton Drenicës? Unë nuk mendoj që ka”, tha fillimisht Faruk Statovci.
Në këtë moment ndërhyri Bejta, i cili tha se lojtarët janë të mirë pasi kanë luajtur në skuadra si Vllaznia dhe Laçi, por reagimi i Statovcit ishte i shpejtë.
“Shikoni CV e tyre, sa lojë i kanë luajtur! Ku kanë qenë… Ata mund të ishin në Partizan, Tiranë, Barcelonë – por s’kanë luajtur. I kanë mbledh apo fry topat. Për gjashtë muaj nuk i kanë dy lojë të luajtura, nuk mund të jetë lojtar i mirë ai. Drenica ka liruar shumë lojtarë të mirë, më të mirë se këta që i ka transferuar”, përfundoi Faruk Statovci në Kanal 10.