BallinaLajmeSkandaloze mësuesi shqiptar, puth me forcë nxënësen e mitur

Skandaloze mësuesi shqiptar, puth me forcë nxënësen e mitur

Të ngjajshme

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe...

Trajneri i Barcelonës jep një parashikim për ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka komentuar përballjen e...

Kishte mbaruar mësimin dhe po bëhej gati të dilte nga klasa, por një vajzë nga Delvina është ndeshur me mësuesin e saj, i cili ka tentuar ta puthë me forcë.

Edhe pse ka kaluar dy muaj nga denoncimi i prindërve të së miturës, me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht, mësuesi është pezulluar nga detyra ditën e sotme.

Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Neshat Tepelena, i cili është pezulluar përkohësisht, deri në përfundim të hetimit lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Mediat raportojnë se rreth dy muaj më parë, një nxënëse 11-vjeçare me inicialet A.H., ka qenë duke pastruar oborrin bashkë me shoqen e saj kur aty shfaqet mësuesi. Ky i fundit i kërkon vajzës që të ngjitet lart në klasë. Kur janë ngjitur sipër, mësuesi e ka puthur në faqe.

Menjëherë, vajza e traumatizuar ka shkuar në shtëpi dhe i ka rrëfyer episodin nënës së saj, ndërsa nga frika nuk pranonte të shkonte në shkollë. Ndaj, prindërit duke u bazuar tek dëshmia e vajzës, denoncuan mësuesin.

Neshat Tepelena, i martuar dhe me fëmijë është paraqitur sot në komisariatin e Delvinës dhe ka dhënë dëshminë e tij, ndërkohë që polica po heton rreth rastit në fjalë.

Ndëkohë, përgjegjësi i zyrës arsimore në Delvinë, Pëllumb Qerimi tha se nuk kishin dijeni dhe informacione rreth sjelljes së mësuesit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz