back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeSKANDALOZE | Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh:...

SKANDALOZE | Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh: Mendoni mirë – nuk e jap buxhetin për ata kryetar që nuk dinë të punojnë

Të ngjajshme

Putin miraton dërgimin e rezervistëve për të mbrojtur rafineritë nga sulmet ukrainase

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një ligj që autorizon...

Sfidon Kimi, shfaqet me trupin e ngjyrosur

Kim Kardashian sërish ka sfiduar çdo kufi. Ajo është shfaqur...

​Çfarë dihet për personin që u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe?

Një person mashkull me inicialet M.V., për të cilin...

Kentucky: Mbi 7 të vdekur, pas eksplodimit të aeroplanit me mallra

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një...

Lëvizja Vetëvendosje me një tubim në Prishtinë e ka hapur fushatën për balotazh.

Fjalën në tubim e mori kryetari i kësaj partie, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Siç edhe pritej, ai filloi të përdorë për fushatë veprimet e fundit që i ka ndërmarrë me paratë e taksapaguesve.

“Të votoni për atë parti që në nivelin qendror i ka rritur ndjeshëm rrogat e pensionet, bursat për studentët dhe shtesat për fëmijët.”, tha ai.

Tutje, ai kritikoi ish-kryetarët nëpër komunat ku qeverisë momentalisht VV.

“Në nivelin lokal ku do që kemi qeverisur, kemi investuar shumë më tepër se paraardhërsit tanë, nga të cilët kemi trashëguar vetëm borxhe.”, u shpreh ai.

Pastaj, Kurti iu bëri lutje votuesve të partive tjera.

“Populli ynë ka shumë fjalë e shprehje të urta, por njëra prej tyre thotë: “Mos e shiko gunën, por shikoje punën”. Kështu të dashur qytetarë, votues të partive tjera, mos e shikoni partinë kësaj radhe, por shikojeni punën që është bërë e do të bëhet.”, tha i pari i VV-së.

Tutje, ai u lëshua në gjuhë kërcënuese nëse s’votohet VV-ja. Ai në një formë e konfirmoi se në vendet ku ka qeverisur VV-ja ka dërguar investime milionëshe.

“Pse mos të vijnë edhe në komuna tjera investime dhjetëra milionëshe? Mendoni mirë qytetarë, zgjidhni kryetarin e duhur dhe që ju duhet”

“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jam buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk ka investime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës.”, tha ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz