BallinaLajmeSkandaloze: Ish-këshilltari i Hashim Thaçit votoi kundër liberalizimit të vizave

Skandaloze: Ish-këshilltari i Hashim Thaçit votoi kundër liberalizimit të vizave

Të ngjajshme

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në...

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Një prej deputetëve të Parlamentit Evropian që ka votuar të enjten kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, është ish-këshilltari i Hashim Thaçit, francezi Arnaud Danjean, raporton Insajderi.

Danjean, një agjent francez i shërbimit sekret ka shërbyer për disa vjet rresht për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si këshilltar. Ai për herë të parë në Kosovë ka ardhur në vitin 2002 si pjesëtar i UNMIK-ut. Pas përfundimit të misionit, ka shërbyer si këshilltar i Thaçit që nga koha kur presidenti aktual ishte në opozitë.

Danjean, ka qenë njëri i afërm me Shërbimin Informativ të Kosovës, (SHIK) i udhëhequr nga Kadri Veseli. Ai është një nga njerëzit më të përfolur për lidhje të shumta me Serbinë.

Të enjten, Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i hapur rrugë heqjes së vizave dhe dhënies fund të izolimit të kosovarëve të cilët janë të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin pa viza brenda zonës, “Schengen”.

Arnaud Danjean, është zbuluar nga vetë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të televizionit francez Canal +. Ai pretendonte se edhe vetë Thaçi ka qenë i rekrutuar nga shërbimi francez.

Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit, ishte i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion,Thaçi kishte thënë se Franca e ka ndihmuar popullin e Kosovës por jo atë personalisht./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz